Vlorë, vrasja e të riut, pranga të dyshuarit

04/10/2010 18:30

Policia e qytetit të Vlorës ka arrestuar sot një person të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e të riut Klodian Resulaj.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Mikaelo Elmazi.

27 vjecari Klodian Resulaj u vra mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me një breshëri kallashnikovi, në një pritë të ngritur nga vrasësit.

Ai kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia dhe në momentin e atentatit po udhëtonte me makinën e tij, i shoqëruar nga një i afërm, që për fat të mirë u ka shpëtuar plumbave.

Burimet shtojnë më tej se agjentët e anti-krimit po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që kanë lidhje me ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA