Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të vendit nuk kishte reflektime negative në punën e institucioneve.

Ai këto komente i bëri në ceremoninë e hapjes së Javës së Biznesit Kosovar 2010, organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit dhe ndihmuar nga qeveria, qëllimi i së cilës është, promovimi i produkteve vendore.

Thaçi, sipas RTK-së tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të ndihmojë prodhuesit vendor dhe të krijojë klimë të mirë për bizneset vendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA