Frika e akteve terroriste ka shtyrë autoritetet greke ta çojnë në të kuq nivelin e alarmit në vend.

Lajmin e bën publik ministria greke për Mbrojtjen e Qytetarit. Forca të armatosura janë stacionuar pranë ambasadave të vendeve perëndimore, ndërsa përforcime të sigurisë janë shënuar edhe për kompanitë e mëdha me interes strategjik për vendin.

Ndonëse ende nuk ka dyshime konkrete për ndonjë sulm eventual ndaj Greqisë, masat merren në kuadër të paralajmerimeve për sulme të mundshme terroriste në Europë.

Shërbimet amerikane, Cia dhe FBI u  kanë dërguar kolegëve të tyre greke një listë me persona të dyshuar si anëtarë të celulave të Al Kaedës që veprojnë në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA