PS, drejtuesit vendorë mbështesin Tavon

04/10/2010 21:20

Drejtuesit e njësive vendore të Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës kanë mbështetur vendimin e deputetit Vangjel Tavo për të braktisur partinë.

Sipas tyre, Tavo është larguar për një sërë cështjesh të brendshme, të cilat lidershipi i Partisë Socialiste duhet t’i zgjidhë.

“Mbështesim largimin e deputetit Vangjel Tavo nga PS. Largimi i Tavos është bërë për cështje parimore, të cilat PS duhet t’i zgjidhë. Vendimi i Tavos nuk është individual”, kanë reaguar njëzëri drejtuesit vendorë.

Më tej ata kanë mohuar zërat se Tavo do t’i bashkohet PD-së ose LSI-së, duke shprehur bindjen se ai nuk do t’ia japë votën kësaj qeverie “të korruptuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA