Pikëpyetje mbi Kuzhen

04/10/2010 17:40

Trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe do të jetë i detyruar, të ndjekë nga TV sfidën e të premtes së ekipit tonë përfaqësueses me Bosnje Hercegovinën.

Ekipi i mjekëve shqiptarë në Spitalin Amerikan në Tiranë është asistuar edhe nga një mjek amerikan për të bërë një verifikim të fundit të gjendjes shëndetësore të kroatit Kuzhe.

Edhe pse gjendja e tij është përmirësuar në krahasim me ditët e kaluara, ata lënë në pikëpyetje rikthimin e tij në krye të pankinës shqiptare.

“Kemi të bëjmë me një dëmtim seioz të trurit dhe mendoj se është me fat që është në këtë gjendje të mirë. Kuzhe po e përballon mjaft mirë situatën, është i vetëdijshëm, flet por është paksa i përgjumur. Megjithatë besoj se do ta marrë veten plotësisht. Mendoj se mundësia e ndjekjes së ndeshjes nga fusha është shumë e pakët, por nuk ka asnjë problem ta ndjekë atë nga TV. Vështirë të thuhet se ai do t’i rikthehet profesionit, por unë pres që ai të marrë veten krejtësisht e të kthehet në formën e mëparshme”, thotë Prof. Charles Park, mjek neorokirurg në Baltimore.

Ditën e mërkurë trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe do t’i nënshtrohet sërish një skaneri për të parë gjendjen e tij shëndetësore.

Top Channel