Përkeqësohen parametrat e ekonomisë greke. Lajmi behet publik prej Bankes se Greqise,ne nje raport qe kjo e fundit publikoi paraditen e se henes.
Sipas raportit te publikuar prej Bankes se Greqise,situata paraqitet dramatike persa i perket te ardhurave ne arken e shtetit.Te ardhurat nga pagesat e tatimit te vleres se shtuar kane pesuar renie,ndersa kriza ekonomike qe po kalon vendi ka prekur edhe treguesit baze te ekonomise sic jane eksportet, importet, turizmin dhe prodhimin industrial.
Rritje dramatike ka pesuar borxhi i jashtem i vendit,i cili ka arritur shifren rekord prej 434 miliarde euro, nga 320 miliarde qe ishte nje vit me pare.Kjo shifer eshte rreth 187% te GDP-se se vendit.
Sipas raportit,borxhi qeveritar ka pesuar nje renie te vogel,nga 213 miliarde ne afersisht 200 miliarde euro,por nese shifres i shtohen edhe borxhet qe bankat e nivelit te dyte kane marre ne Banken Qendrore Europiane me garanci shteterore dhe qe arrin ne plot 134 miliarde, atehere qeverise nuk i mbetet shume vend per optimizem.
Aspak inkurajues vleresohet fakti se rritja e borxhit vazhdon ende,megjithe masat e rrepta qe ka marre qeveria e Papandreut,ne tentative per te shpetuar vendin nga falimentimi ekonomik. Eksperte te ndryshem te ekonomise thone se e vetmia rruge per shpetimin eshte rinegocimi i borxhit te vendit,por kjo nenkupton se qeveria do te duhet te pranoje faktin e falimentimiy ekonomik,cka do te shkaterronte monedhen europiane Euro dhe do te shkaktonte nje termet recesioni ne gjithe ekonomine boterore.
Per t’i bere balle kesaj situate, qeveria e Jorgos Papandreu ka vendosur te luaje karten e saj te fundit,qe nuk eshte agje tjeter vec rritjes se takses se tatimit te vleres se shtuar me te pakten nje pike,taksa te ndryshme per alkoolin,duhani dhe karburantet, prej te cilave pritet ne mblidhen rreth 5 miliarde euro,ndersa eshte e pashmangshme marrja e masave drastike shkurtimesh ne sektore te ndryshem e ekonomise, uljen e rrogave te punonjesve ne sektorin shteteror deri ne 40%, shitjen e aseteve shterore qe keq manaxhohen dhe masa te tjera shtrenguese per pakesimin e evazionit fiskal qe eshte me i larti ne vendet e Eurozones.
Top Channel