Pakistan, vriten 8 militantët gjermanë

04/10/2010 22:20

Tetë shtetas gjermanë kanë gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi amerikan me raketa në rajonin Mir Ali në veri të Vaziristanit në Pakistan.

Lajmi njoftohet nga burimet lokale pakistaneze, të cilat të cituara nga mediat ndërkombëtare shprehen se shtetasit gjermanë ndodheshin në një banesë të goditur nga raketat amerikane. Autoritetet pakistaneze shtojnë më tej se 8 gjermanët besohet se bënin pjesë në grupin ekstremist islamik, “Jihad al Islam”.

Sulmi ka ardhur vetëm një ditë pas dhënies së alarmit për rrezikshmërinë e lartë të sulmeve terroriste në Gjermani dhe Francë si dhe disa ditë pas arrestimit të disa personave që ndodheshin në fazën finale të organizimit të atentateve në disa vende të Europës dhe të ngjashme me ato të Mumbait në Indi në vitin 2008.

Megjithatë, autoritetet pakistaneze shprehen se nuk mund të japin një përgjigje të saktë nëse mes tentativës dhe alarmit të dhënë për atentate ditët e fundit në Europë dhe 8 viktimave gjermane në Vaziristan të ketë një lidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA