Kuzhe, jo në stadium të premten

04/10/2010 23:35

Në një lidhje direkte me Spitalin Amerikan të Tiranës, Proçesi Sportiv ka sjellë të rejat më të fundit nga gjendja shëndetësore e trajnerit Kuzhi.

Sipas mjekëve specialistë që po merren me trajtimin e rastit të trajnerit Kuzhe, kroati në ditën e 5 të sëmundjes ndodhet në gjendje të mirë dhe rreziku për jetën është shmangur.

Gjithësesi stafi mjekësor shton se kroati nuk mund të jetë ditën e premte në stadium për të drejtuar apo për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Top Channel