Njësitet speciale të EULEX-it kanë bërë arrestimin e parë në komunën veriore të Kosovës, në Leposavic. (UPDATE)

I arrestuari është një qytetarë serb i quajtur Dejan Vulovic, nga fshati Dren i Leposavicit. Ai dyshohet të jetë njëri ndër bosët më të mëdhenj të kontrabandës në veri të Mitrovicës.

Burime policore kane thëne se për arrestimin e tij ka pasur fletë-arrest shumë më parë, mirëpo spiunet nga policia e Kosovës në këtë pjesë janë kujdesur që ta njoftojnë atë për aksionet e mundshme te policisë.

EULEX njofton se mbi të arrestuarin rëndon akuza për tentativë vrasjeje, posedim të paautorizuar të armëve dhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Ndërkohë, hetimet janë duke u realizuar nga policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it në gjykatën e qarkut në Mitrovicë. Ndaj Dejan Vulovic kishte edhe një urdhërarrest ndërkombëtar.

EULEX-i më herët kishte paralajmëruar se në veri të Kosovës do të nisë arrestimi i personave “të cilët kanë shkelur ligjin”.

Aksioni i së hënës është i pari i këtij misioni, në këtë pjesë të Kosovës, e cila përveç problemeve politike që ka, vlerësohet edhe si vend i krimit dhe kontrabandës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA