Kosovë, trupat sllovake nisin tërheqjen
04/10/2010 18:00
Sllovakia ka filluar sot tërheqjen e trupave të saj paqeruajtëse nga Kosova.
Sipas mediave kosovare, 100 ushtarë sllovakë janë larguar me avion nga baza e Shajkovcit, ndërkohë që transporti logjistik po bëhet në rrugë tokësore.
Ministrja sllovake e Mbrojtjes, Henrijeta Gejer ka deklaruar se lëvizja logjistike do të realizohet brenda 10 tetorit, ndërsa tërheqja e ushtarëve të mbetur brenda nëntorit.
Trupat e Sllovakisë në Kosovë ishin 150 dhe vepronin në një batalion të përbashkët me Cekinë.
Së fundmi, autoritetet sllovake kanë dhënë sinjale se ndryshimi i qëndrimit të vendit të tyre ndaj pavarësisë së Kosovës është i mundur.
Top Channel