Nënkryetari i LDD-së, Naser Rugova ka deklaruar se kjo parti është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme.
Në një deklaratë për shtyp, Rugova ka theksuar se zgjedhjet e reja janë rrugëdalja e vetme nga bllokada politike dhe ekonomike që ka përfshirë vendin.
“Ne si LDD e kemi tërhequr vazhdimisht vëmendjen për këtë fakt dhe shprehim keqardhjen tonë për faktin që ky vendim nuk është marrë më herët”, ka pohuar Rugova.
Më tej ai ka kritikuar lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që sipas tij ka shkelur ligjin duke lejuar që kryetari i saj Fatmir Sejdiu të ishte edhe president i Republikës.
“LDD shprehet e shqetësuar për faktin se akti i shkeljes së Kushtetutës nga ana e ish-presidentit Sejdiu nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur”, ka shtuar Rugova.
Top Channel