Kore, kirurgji plastike për Kim Jong-un
04/10/2010 17:15
Kim Jong-un, i biri i liderit koreano-verior Kim Jong-il dhe trashëgimtar i pushtetit të tij, mund t’i jetë nënshtruar një operacioni plastik.
Synimi i kësaj ndërhyrjeje kirurgjike ka qenë arritja e ngjashmërisë me gjyshin e tij, themeluesin e shtetit president i të cilit është Kim Il-sung.
Lajmin e kanë bërë të ditur fillimisht mediat koreano-jugore dhe më pas është përhapur në të gjithë Azinë.
Lajmi konfirmohet nga krahasimi mes fotove kur Kim Jong-un ka qenë adoleshent me ato të bëra së fundmi, në momentin kur mori postin zyrtar.
Top Channel