F1, Perez piloti zyrtar i Sauber për 2011-ën

04/10/2010 18:20

20 vjeçari meksikan Sergio Perez do të garojë për Sauber në botërorin e 2011-s të F1.

Lajmin e ka bërë të ditur sot skuadra zvicerane. Perez, i dyti në kampionatin GP2 këtë vit, do të jetë piloti i parë meksikan në historinë e garave, pas Hector Alonso Rebaque, që garoi në F1 nga 1977 në 1981.

“Formula 1 është ëndrra e çdo piloti të ri dhe për mua kjo po bëhet realitet”, është shprehur Perez.

“Jam i vetëdijsham se bëhet fjalë për një përgjegjësi të madhe, por jam i lumtur të pranoj këtë sfidë. Ndihem krenar të përfaqësoj vendin tim në kampionatin më të rëndësishëm”, shtoi ai.

Piloti meksikan do të jetë shokë skuadre i japonezit Kamui Kobayashi.

Top Channel