Europa League, 6 skuadra do të kualifikohen direkt

04/10/2010 20:25

Prej 2012-2013 dhe për të paktën 4 sezone, 6 skuadra fituese të kupave kombëtare do të kenë akses të drejtpërdrejtë në Europa League.

Privilegji do t’i shkojë gjashtë federatave me renditjen më të lartë.

Vendimin e ka marrë komiteti ekzekutiv i UEFA-s, i zhvilluar në Minsk (Bjellorusi).

Federata evropiane ka saktësuar se risija do të bëjë të nevojshme disa përshtatje në lidhje me listat e hyrjes në këtë kompeticion.

Top Channel