OSBE ka deklaruar se në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara dje në Bosnje e Hercegovinë shumë fletë kanë qenë të pavlefshme.

Vëzhguesit e organizatës, të cilët kanë monitoruar zgjedhjet e djeshme në vendin ballkanas, kanë shprehur shqetësimin për numrin e lartë të fletëve të pavlefshme të regjistruara në Republikën Serbe të Bosnjes.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesit e OSBE-së kanë nënvizuar se është e nevojshme që të kryhet një hetim.

Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje-Hercegovinë tregojnë se vendi është ende larg tejkalimit të ndarjeve etnike të krijuara që nga konflikti i viteve ‘90.

Në radhët e boshnjakëve një parti politike shumëetnike ishte ajo që arriti rezultate më të mira. Ndërsa në radhët e komuniteteve serbe dhe kroate kryesojnë partitë nacionaliste.

Kështu, partia e Milorad Dodik ka fituar ndjeshëm në Republikën Serbe, kurse Partia Demokratike Kroate e Dragan Covic ka fituar shumicën mes kroatëve. Ashtu sikurse subjekti i Dodik, edhe kjo parti kërkon rajon autonom për kroatët në Bosnje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA