Berluskoni ironizon opozitën

04/10/2010 12:00

Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka lëshuar batutën e rradhës në Itali, këtë herë kundër opozitës.

Duke ironizuar protestat ku degjoheshin zerat, ‘Berluskon ik ne shtepi’, kryeministri italian tha se nuk dinte ku te shkonte sepse kishte 20 shtepi te tijat private.

“Vazhdojnë të më thonë që të shkoj në shtëpi, por kjo më vendos në një situatë shumë të vështirë sepse nuk di ku të shkoj, pasi kam 20 shtëpi”, tha Berluskoni.

Gjatë një mitingu, manjati 74-vjecar vijoi të sulmoi opozitës. Edhe pse kavaljeri nuk heziton të shkojë në zgjedhje të parakohshme, fati për fitore është në fije të perit që prej korrikut, kur përjashtoi Finin, bashkë me të cilin kishte krijuar partinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA