Argjentinë, Estudiantes bind, Boca zhgënjen

04/10/2010 10:55

Estudiantes forcon pozitat në krye të klasifikimit në Argjentinë pas fitores 1-0 në fushën e San Lorenzo.

Skuadra e Veron arrin në kuotën e 22 pikëve, duke lënë pas Velez Sarsfield dhe Arsenal me nga 17 pikë. Ndërkohë, Banfield ka barazuar 2-2 me River Plate në derbin kryeqytetas, Boca Juniors u mund 2-1 në shtëpi nga Lanus dhe Olimpo-Colon përfundoi me rezultatin 2-3.

Në renditje të bie në sy vendi i fundit i skuadrës më legjendare të Argjentinës, Boca Juniors.

Top Channel