Angli, De Jong masakron Ben Arfa

04/10/2010 13:10

Mund të kishte përfunduar më keq për francezin e Newcastle, Ben Arfa, i cili ra viktimë e ndërhyrjes së dhunshme të holandezit De Jong në ndeshjen kundër Manchester City-t.

Mesfushori Nigel De Jong ka kryer një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit në minutën e katërt të takimit, duke i shkaktuar fakturë në kërcirin e këmbës.

Sulmuesi u transportua menjëherë në Manchester Royal Infirmary Hospital me oksigjen në gojë pasi dhimbja ishte e madhe. Për Ben Arfa parashikohet një periudhë rekuperimi që do të zgjasë deri në 6 muaj.

Top Channel