Alonso: Llogaritë bëhen në Abu Dhabi

04/10/2010 14:05

“Tani nis pjesa më e bukur dhe duhet të jemi shumë të përqëndruar pa bërë asnjë hap pas”.

Ky është komenti i Fernando Alonsos, i cili kërkon përkushtim të madh nga skuadra Ferrari për të rekuperuar 11 pikët që e ndajnë nga Mark Webber. Më Japoni, kokëkuqja e tij do kërkojë suksesin e tretë rresht pas Italisë dhe Singaporit.

“Gara zhvillohet mes 5 pilotëve dhe mund të ndodhë gjithcka”, shprehet 2 herë kampioni i botës. Alonso shton se është shumë e rëndësishme që cdo garë të mbyllet në podium dhe më pas llogaritë do bëhen në Abu Dhabi.

“Fitoret në Monza dhe Singapor na kanë dhënë besim pasi vijmë nga një sezon i vështirë. Të fitosh në dy pista të ndryshme është një konfirmim pozitiv nga makina se garat e ardhshme duhet të zbresim në pistë pa frikë”, shton spanjolli. Aktualisht vendin e parë e mban Mark Webber me 202 pikë, i ndjekur nga Alonso me 191, Hamilton 182, Vettel 181 dhe Button 177.

Top Channel