Terrorizmi, Britania: Kujdes në Francë e Gjermani

03/10/2010 17:50

Britania e Madhe paralajmëron qytetarët e saj të bëjnë kujdes me udhëtimet drejt Gjermanisë dhe Francës për shkak se sipas tyre rrezikshmëria e sulmeve terroriste në këto dy vende mbetet mjaft e lartë.

Ndërkaq ministri i Jashtëm francez iu bashkangjit këshillës së dhënë nga Ushingtoni drejt qytetarëve të tij për kujdes gjatë udhëtimeve në Francë, duke u shprehur se rrezikshmëria mbetet e lartë dhe se vendi ndodhet në nivelin më të madh të alarmit.

Më parë SHBA, në një raport shprehej se 2 vendet më të rrezikuara nga sulmet terroriste në Europë ishin Belgjika dhe Italia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA