Lula: S’i trembem balotazhit

03/10/2010 18:35

Presidenti brazilian në largim, Luis Injacio Lula, duke folur pas votimit, tha se kandidatja e Partisë Punëtore dhe e preferuara e tij si pasardhëse, Dilma Rusef,  nuk do të mund të zgjidhet presidente që në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Sigurisht që Rusef nuk do të zgjidhet menjëherë, por mua balotazhi nuk më shqetëson. Unë nuk kam fituar asnjëherë zgjedhjet në turn të parë”, tha Lula pasi hodhi votën e tij në San Paolo.

Dilma Rusef, me baba me origjinë bullgare, që nga viti 2005 deri në mars të 2010  udhëhoqi stafin e presidentit Lula. Në mars dha dorëheqjen për t’u hapur rrugë kandidimit për presidente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA