Iran, arrestohen “spiunët nukleare”

03/10/2010 16:55

Irani pranoi arrestimin e disa personave nën akuzën e spiunimit nuklear.

Arrestimet erdhën pas sulmit me anë të një virusi kompjuterik ndaj sistemit të programit bërthamor iranian.

Lajmi u njoftua nga Ministri i Inteligjencës, Heydar Moslehi, i cili nuk përcaktoi numrin e të ndaluarave dhe as detaje të mëtejshme të personave të prangosur.

Specialistë ndërkombëtarë mendojnë se Irani mbetet shënjestra “e preferuar” e sulmit me anë të virusit “Stuxnet”, që përkufizohet si virusi me kompleks në historinë e kibernetikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA