Gjermania, 20 vjet ribashkim

03/10/2010 17:15

Gjermania kremton 20 vjetorin e bashkimit. Në 3 tetor të vitit 1990 dy gjermanitë i dhanë fund ndarjes, duke shënuar në këtë mënyrë edhe fundin e Luftës së Ftohtë.

Festimet kryesore mbahen në landin e Bremenit, si kryesues i radhës i këshillit të landeve. Kancelarja Anxhela Merkel dhe presidenti Kristian Ulf, mbërritën në qytetin verior për të marrë pjesë në ceremonitë që nisin fillimisht me një ceremoni fetare.

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga ribashkimi, në Gjermani mes Lindjes dhe Perëndimt ka shumë hendek. Kështu pagat në Lindje janë më të ulta, ndërsa edhe popullsia e rajonit është reduktuar me 2 milionë banorë më pak, pasi të rinjtë preferojnë të provojnë shanset e tyre për punësim në perëndim të vendit.

Gjermania u bashkua më 3 tetor të vitit 1990 pas rrëzimit të Murit të Berlinit. E diela shënon gjithashtu ditën kur Gjermania kryen pagesën e fundit për shlyerjen e dëmeve të Luftës së Parë Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA