Afganistan, 2 fëmijë viktima të talebanëve

03/10/2010 13:00

Konflikti në Afganistan vazhdon të marrë jetë fëmijësh dhe civilësh. Sipas të dhënave, dy fëmijë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit.

Ditën e djeshme, forca e Isaf-it bëri me dije se në provincën e Helmandit shpërtheu një bombë e vendosur nga talebanët që i mori jetën një fëmije.

Ndërkohë, sot në Kandahar ndërroi jetë një tjetër i mitur si pasojë e përleshjeve mes ushtarëve dhe guerrilasve.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA