Serbia: Bisedimet, në fillim të vitit 2011
02/10/2010 10:05
Ministri serb i Transporteve, Sllobodan Milosavlevic ka deklaruar se Serbia shpreson që bisedimet për cështjet teknike me Kosovën të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.
“Parashikimi im është se bisedimet do të nisin në fillim të vitit të ardhshëm, sa më shpejt të jetë e mundur”, ka pohuar Milosavlevic.
Ministri ka theksuar se është e rëndësishme që në axhendën e bisedimeve të jetë edhe cështja e tregtisë mes dy vendeve, e cila sipas tij është jetike.
“Kosova është një treg i rëndësishëm për Serbinë, për shkak të afërsisë dhe pasi kosovarët janë blerës të produkteve serbe”, ka shtuar Milosavlevic.
Top Channel