Pakistan, ushtarët vrasin për vetëgjyqësi

02/10/2010 11:25

Një video e xhiruar në Pakistan, që tregon një skuadër personash të armatosur dhe të veshur me uniformë ushtarake që qëllojnë ndaj disa civilëve, ka tronditur vendin.

Videoja, në të cilën viktimat qëllohen teksa janë me sy të lidhur, ka bërë xhiron e botës duke u publikuar në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Por krerët e ushtrisë pakistaneze e kanë vlerësuar atë si të montuar dhe kanë hedhur poshtë akuzat për vrasje të civilëve.

Orgjinaliteti i videos nuk mund të verifikohet dhe është e paqartë se kur dhe ku është filmuar ajo.

Grupet e të drejtave të njeriut deklarojnë se më parë kanë vërtetuar vrasjet e trupave pakistaneze të bëra për vetëgjyqësi, por këtë herë ato tërhiqen.

Nga ana e saj, ushtria pakistaneze ka bërë të ditur se po zhvillon një hetim. “Asnjë ushtar pakistanez nuk është përfshirë në aktivitete të këtij lloji”, ka deklaruar zëdhënësi i forcave të armatosura, gjeneral-major Athar Abbas.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta