Pakistan, Musharaf kërkon pushtetin
02/10/2010 02:25
Ish-presidenti pakistanez, Pervez Musharaf rikthehet në jetën politike të vendit të tij pas disa viteve mungesë.
Musharaf njoftoi ditën e premte krijimin një force të re politike në Pakistan e cila sipas tij do të përballet me problemet madhore që ka vendi.
Ai shtoi se vendit i nevojitet një rrugë e qartë drejt së ardhmes dhe një lider. Sipas tij administrata aktuale ka dështuar në përballimin e situatës së emergjencës së krijuar pas permbytjeve masive të pranëverës dhe në luftën ndaj ekstremistëve.
“Vendi ka nevojë për një udhëheqës që të mbështesë popullin, këtu qendron fuqia ime”, deklaroi Musharaf në një intervistë dhënë për CNN.
Top Channel