Norvegji, treni del nga binarët

02/10/2010 14:20

Të paktën 40 persona kanë mbetur të plagosur nga dalja nga binarët e një treni në Norvegji, në afërsi të kufirit me Suedinë.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania hekurudhore norvegjeze, NSB, sipas të cilës treni po udhëtonte mes Oslos dhe Stokholmit.

Personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Oslos, ndërsa pasagjerët e tjerë, pasi e kaluan natën në lokalet e një komune, kanë mbërritur ne destinacion këtë mëngjes me autobusë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA