
Banorët e Letonië kanë nisur votimin në zgjedhjet që pritet të reflektojnë pakënaqësinë ndaj masave të ashpra anti-krizë në shtetet baltike.
Procesi mund të jetë vendimtar për angazhimin e vendit në marrëveshjet ndërkombëtare të huamarrjes dhe në planet për të futur valutën euro.
Analistët janë të mendimit se një mbështetje të fuqishme ka partia e opozitës që përfaqëson minoritetin rus në vend.
Por sondazhet sugjerojnë gjithashtu se qeveria e kryeministrit Vladis Dombrovskis mund të rikthehet në pushtet.
Shkurtimet në buxhet dhe rritja e taksave mund të ndihmojnë partinë pro-ruse Qendra e Harmonisë që të fitojë vendet e saj në Parlament, për herë të parë që nga pavarësia e Letonisë nga Bashkimi Sovietik në vitin 1990.
Duke u paraqitur si një alternativë social-demokrate, subjekti në fjalë shpreson të përfitojë nga pakënaqësia e lartë ndaj masave anti-krizë të miratuara nga koalicioni i qendrës së djathtë, nën drejtimin e Dombrovskis.
Top Channel