Autoritetet policore kroate kanë arrestuar në Zagreb 14 persona, nën akuzën e drejtimit të disa strukturave piramidale.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kroate, sipas të cilave nga hetimet ka rezultuar se shumë qytetarë kishin humbur paratë e tyre në këto skema.

Sipas burimeve, paratë e fituara në mënyrë ilegale, 14 personat i investonin në valutë të huaj në tregjet jashtë Kroacisë.

Ndërkohë, gjykata e Zagrebit ka vendosur mbajtjen e tyre në burgim për 30 ditë, në mënyrë që policia të ketë kohë për intensifikimin e hetimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA