Ministri finlandez i Mbrojtjes, Jyri Hakamies ka deklaruar se vendi i tij ka në plan reduktimin e paqeruajtësve që veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë nga 50 në 20.

Deklaratën e tij Hakamies e bëri gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler, ku vlerësoi se Kosova ka hyrë në rrugën e duhur drejt stabilitetit.

“Dëshirojmë të bëjmë përgëzimet tona për situatën aktuale. Paqja tani është e qëndrueshme. Ne do të mbajmë këtu rreth 20 paqeruajtës, por KFOR-i është një histori suksesi dhe Kosova është shembull se mund të arrijë rezultate pavarësisht vështirësive”, ka pohuar Hakamies.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA