Nënkryetarja e partisë Aleanca Kosova e Re, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar sot se zgjedhjet e parakohshme janë një domosdoshmëri për Kosovën.

“Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përvec zgjedhjeve të parakohshme. Ushtruesi i detyrës së presidentit duhet t’i shpallë në mënyrë që ato të mbahen në fillim të vitit tjetër”, ka pohuar Lila.

Nënkryetarja ka bërë të ditur se një nga partitë e koalicionit qeverisës i ka bërë ofertë kreut të AKR, Behxhet Pacolli që të kandidojë për kryetar, por ky i fundit e ka refuzuar.

“Pacolli dhe AKR nuk do të jenë pjesë e pazareve politike. Marrja e posteve do të bëhet përmes votave, pas zgjedhjeve të parakohshme”, ka shtuar Lila.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA