Kaliforni, miratohet plani për buxhetin

02/10/2010 13:10

Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger dhe ligjvënësit kryesorë kanë miratuar një plan për buxhetin që synon të reduktojë deficitin shtetëror në 19 miliardë dollarë.

Marrëveshja vjen pasi shteti i Kalifornisë hyri në muajin e katërt të vitit fiskal pa një plan konkret shpenzimesh.

Lajmin e bëri të ditur vetë Schwarzenegger, i cili në korrik shpalli gjëndjen fiskale të jashtëzakonshme.

Ndërsa zëdhënësi i guvernatorit, Aaron McLear tha se detajet e marrëveshjes nuk do të publikohen deri të enjten, por shtoi se plani i buxhetit nuk përfshin rritje taksash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA