Irak, tranzicioni politik thyhen rekordin

02/10/2010 09:15

Partitë politike në Irak kanë thyer rekordin botëror për kohën e kaluar për të formuar qeverinë e re.

Në vitin 1977 u deshën 208 ditë që politikanët holandezë të binin dakord mbi formimin e koalicionit.

Korrespondentët thonë se irakenët janë të prirur të gjejnë një zgjidhje afatgjatë dhe të vazhdojnë negociatat, të nevojshme për të zgjidhur rezultatin e diskutueshëm të zgjedhjeve të marsit.

Ditën e premte, koalicioni shiit deklaroi se vetëm tani vendosi të emërojë kryeministrin Nouri al Maliki për një mandat të dytë.

Por Aleanca Kombëtare, e përbërë nga një grup që ka dalë nga koalicioni Shteti Ligjor i Al Malikit dhe Aleanca Kombëtare Irakene e klerikut radikal Moqtada al Sadr, ndodhet katër mandate larg numrit të duhur për të formuar mazhorancën absolute.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta