Indonezi, përplasen trenat, 35 viktima
02/10/2010 03:35
Një aksident hekurudhor në Indonezi shkaktoi vdekjen e të paktën 35 personave.
Ngjarja u regjistrua në qytetin Petarukan, në qendër të ishujve Java, ku një tren që ndodhej në lëvizje është përplasur me një tjetër tren që ndodhej në stacion.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe dhjetra persona të tjerë.
Top Channel