Guatemala: SHBA, krim kundër njerëzimit
02/10/2010 09:35
Eksperimenti amerikan që infektoi qindra guatemalas me gonorrhoea dhe sifilis mbi 60 vjet më parë, ishte një krim kundër njerëzimit.
Kështu ka deklaruar presidenti Alvaro Colom, të cilit homologu amerikan Barack Obama i ka kërkuar falje për testin mjekësor, nga i cili pacientë me probleme nervore u infektuan pa konsensusin e tyre.
Obama i tha zotit Colom se epoka e eksperimenteve në vitet 1940 ishte kundër vlerave dhe idealeve amerikane. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar se do të zhvillojnë një hetim mbi ngjarjen.
Sifilisi mund të shkaktojë probleme dhimbjeje, sëmundje mendore dhe madje vdekje. Megjithëse pacientët u mjekuan, nuk dihet se sa prej tyre kanë mbetur në spital.
Top Channel