Francë, zjarri u merr jetën 4 fëmijëve

02/10/2010 14:45

Katër fëmijë, të moshave nga një deri në dhjetë vjec, kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Okserr të Francës, si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë.

Ngjarja ndodhi në apartamentin e një pallati 4 katësh, në një nga lagjet më popullore të qytetit që ndodhet në Francën qëndrore.

Viktimat u gjetën nga zjarrfikësit në dhomën e tyre, bashkë me një fëmijë tjetër që aktualisht është shtruar në spital.

Nga tymi i zjarrit, që ra fillimisht në një nga dhomat e apartamentit, mbetën të intoksikuar prindërit e fëmijëve dhe dy kushërinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA