FBI shkatërron rrjetin e hackers-ave
02/10/2010 03:05
Duke e cilësuar si çështjen më të madhe të hetuar ndonjëherë në botën e krimit kompjuterik, FBI njoftoi se mbi 100 persona janë ndaluar në SHBA, Britani dhe në Europën Lindore.
Sipas federalëve amerikanë, hackers-at e kishin bazën e tyre në Europën Lindore dhe mendohet se nga vjedhjet dhe mashtrimet e shumta që kanë bërë, i kanë shkaktuar qytetarëve amerikanë një dëm prej 70 milion dollarësh.
Rruga që kanë përdorur hackers-at sipas FBI-së është ajo e dërgimit të të ashtuquajturve “spam e-mail” të infektuar me një virus të quajtur “Zeus”, me qëllim përfitimin e të dhënave personale, kryesisht numra llogarie bankare.
Të gjithë të ndaluarit akuzohen për vjedhje me anë të mashtrimit dhe pastrim parash.
Top Channel