Diamantët, nën akuzë ndihmësi i Mandela-s
02/10/2010 11:55
Ish-drejtuesi i fondit të bamirësisë të liderit afrikan Nelson Mandela është akuzuar se ka përvetësuar në mënyrë ilegale diamantë të paparerë, të cilët i janë dhënë nga modelja Naomi Campbell.
Jeremy Ractliffe ka pranuar se i ka pasur gurët vetëm kur Campbell e njoftoi për nisjen e gjyqit ndaj ish-liderit të Liberisë, Charles Taylor, në muajin gusht.
Më pas ai ia ka dorëzuar gurët policisë dhe ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtuesit të fondit.
Prokurorët e gjykatës së Hagës deklarojnë se gurët janë “diamantë të gjakut”, të cilët Charles Taylor ia dha Campbell në një darkë në vitin 1997.
Për këtë cështje vetë supermodelja dëshmoi para trupit gjykues të Kombeve të Bashkuara në muajin gusht.
Top Channel