Që nga koha kur Gjykata Kushtetuese ka bërë publike vendimin se Fatmir Sejdiu ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës duke mbajtur dy poste njëkohësisht, ish presidenti ka përmendur një marrëveshje që ka ekzistuar mes faktorit të brendshëm dhe të jashtëm për t’i mbajtur këto poste pa i shkaktuar ndonjë dëm.

Por në një intervistë të transmetuar në televizionin publik kosovar, ambasadori amerikan Kristofer Dell ka konfirmuar se ka ekzistuar një marrëveshje e tillë “xhentëllmenësh”, në ditët kur është hartuar Kushtetuta e Kosovës, në bazë të së cilës Sejdiu nuk do të nxirrej si shkelës.

Megjithkëtë, sipas Dell, kjo ujdi u pa se nuk ishte në përputhje me Kushtetutën.

“Gjykata e shqyrtoi këtë, pa se këto ujdi nuk ishin me vend, nuk ishin në pajtim me Kushtetutën, prandaj për mua ky fakt ka treguar se sistemi këtu funksionon”, ka deklaruar Dell.

Në këtë mënyrë ai i është përgjgjur ankesave të Sejdiut për thyerje të marrëveshjes.

“Edhe pse presidenti tha se nuk u pajtua me vendimin e gjykatës, prapë mendoj se ai ka një meritë të madhe dhe e reskpetoi atë”, tha Dell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA