Ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqit, subjektet politike po i japin lloj-lloj idesh për muajin më të përshtatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai në këtë periudhë po mundohet të gjejë mesin e artë.

TCH mëson nga burime të afërta me Krasniqin i cili po zhvillon konsulta me partitë politike se çështja e caktimit të datës duket se është në plan të dytë.

Subjektet politike kosovare, i kanë përmendur Krasniqit muaj të ndryshëm si mundësi që qytetarët e Kosovës t’i drejtoheshin kutive të votimit.

Më e rëndësishme për këtë situatë për Krasniqin të cilit sipas Kushtetutës i takon të shpallë zgjedhjet, i duhet caktimi i muajit për mbajtjen e tyre.

“Janari, shkurti, marsi dhe prilli janë muajt ku Krasniqit i duhej të arrijë një pajtueshmëri përmes subjekteve politike dhe në këtë mënyrë të gjejë mesin e artë”, thonë burime të mirë informuara.

Top Channel