Kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Brammertz i ka përsëritur apelin e tij BE-së, që të shtojë presionin ndaj Serbisë për kapjen e gjeneralit Ratko Mlladic.

Në një intervistë për gazetën belge “La Libre Belgique”, Brammertz është shprehur BE duhet ta fusë kapjen e Mlladic në listën e kushteve që Serbia duhet të plotësojë për anëtarësimin.

“Është e rëndësishme që BE të ruajë parimin e kushtëzimit të procesit të zgjerimit, në bashkëpunim të plotë me gjykatën e Hagës”, ka deklaruar Brammertz.

Ai ka theksuar se nuk ka më kohë, pasi pas tre apo katër vjetësh gjykata për krimet e luftës në ish-Jugosllavi do të mbyllet.

Akuza më e rëndë që rëndon ndaj gjeneralit Ratko Mlladic është ajo për masakrën e Srebrenicës, ku humbën jetën rreth 8 mijë civilë boshnjakë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta