
Në Bosnje ka përfunduar fushata elektorale dhe qytetarët do të votojnë nesër për zgjedhjet e përgjithshme.
Përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar në Sarajevë, Valentin Inzko iu ka bërë thirrje banorëve që të lënë mënjanë nacionalizmin dhe ndasitë etnike dhe të votojnë për problemet që prekin jetën e tyre.
“Të votohet për arsimin, punësimin apo për politikat e tjera sociale”, është shprehur Inzko në mesazhin e tij.
Komuniteti mysliman, ai kroat dhe ai serb të Bosnjes, të cilët luftuan kundër njëri-tjetrit në vitet 1992-95, do të zgjedhin presidencën trepalëshe dhe parlamentin qëndror.
Analistët vlerësojnë se rezultati dhe mbarëvajtja e këtyre zgjedhjeve do të ndikojë në progresin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së.
Top Channel