Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka udhëruar autoritetet vendase që të dëmshpërblejnë financiarisht familjen e një prifti serb.

Sipas raportimeve të mediave ballkanase, gjykata vendosi një dëmshpërblim prej 144 mijë eurosh, duke i konsideruar autoritetet përgjegjëse për keqtrajtimin e familjes së priftit.

Prifti Jeremie Starovlah dhe familja e tij u rrahën brutalisht gjatë një operacioni të forcave të NATO-s për kapjen e të kërkuarit Ratko Mlladic, në vitin 2007, në Pale pranë Sarajevës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA