Ukrainë, presidentit i kthehet pushteti

01/10/2010 12:40

Gjykata Kushtetuese në Ukrainë ka shfuqizuar reformën politike të vitit 2004, që reduktonte pushtetin e presidentit në avantazh të Parlamentit.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Itar-Tass”. Reforma ishte miratuar në kuadër të nismës pro-perëndimore, revolucioni portokalli.

Me këtë vendim Ukraina rikthehet në Republikë presidenciale, ashtu si dhe shumica e ish-republikave sovietike, me në krye Rusinë.

Presidenti Viktor Ianukovich, i cili mori detyrën shkurtin e kaluar, tashmë do të ketë kompetenca më të fuqishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA