Terrorizmi, mesazh i ri i Osama bin Laden

01/10/2010 12:50

Një mesazh audio nga lideri i Al Kaedës, Osama bin Laden është transmetuar në një ueb sajt të përdorur nga militantët islamikë.

Në materialin 11 minutësh, Bin Laden shpreh shqetësimin e tij mbi ndryshimet e klimës dhe për përmbytjet e fundit në Pakistan.

Në faqen islamike të internetit tregohen pamje të Bin Laden, si dhe pamje të tjera nga skenat e pakistanezëve të prekur nga katastrofa natyrore.

Mesazhi audio është i pari që Bin Laden bën që prej muajit mars, por orgjinaliteti i tij nuk është konfirmuar ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA