Tafaj: Do të luftojmë korrupsionin në arsim

01/10/2010 12:40

Debate gjatë raportimit të ministrit të Arsimit në komisionin e Edukimit për shkak të emërimeve politike në sistemin parauniversitar.

Ministri Myqerem Tafaj pranoi këto emërime, por theksoi se ligji për arsimin do të ketë një kapitull të vecantë për këtë cështje.

“Do të bëjmë të pamundurën për të luftuar fenomenin dhe korrupsionin në arsim”, tha Tafaj.

Ministri shtoi se shkollat greke kanë hapur dyer në fundjavë për fëmijëhet e emigrantëve shqiptare dhe se po vijojnë bisedimet për futjen e gjuhës sonë amëtare si lëndë me zgjedhje në shkollat greke.

Top Channel