Pranga zyrtares së Inspektoriatit të Punës

01/10/2010 09:40

Një zyrtare e Inspektoriatit të Punës është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Gjirokastrës, nën akuzën e marrjes së ryshfetit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetësja me iniciale D.M kishte marrë 100 mijë lekë të reja për anulimin e një gjobe.

Sipas burimeve, “Gjoba” është edhe emri në kod i operacionit të policisë, e cila sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 milion lekë të vjetra, që ishin marrë nga 37 vjecarja.

Top Channel