
Një grup militantësh në jug të Pakistanit ka shkatërruar të paktën 27 cisterna që mbanin karburant për forcat e NATO-s në Afganistan.
Sulmi ndodhi në provincën Sindh, një ditë pasi tre ushtarë pakistanezë mbetën të vrarë në një zonë kufitare, nga një sulm ajror i NATO-s.
Pakistani ka bllokuar rrugët e përdorura për furnizimin e trupave amerikane dhe atyre të NATO-s në Afganistan pas këtij sulmi.
Qindra cisterna të destinuara për forcat e koalicionit ndërkombëtar janë shkatërruar nga militantët në Pakistan në vitin e fundit.
Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit të mëngjesit të sotëm, të ndodhur në qytetin jugor të Shikarpurit.
Zyrtari i policisë Mir Ahmed Khandio deklaroi se persona të armatosur hapën zjarr ndaj terminalit ku ishin parkuar cisternat, duke trembur shoferët dhe më pas duke u vënë flakën automjeteve.
Top Channel