Pakistan, ekzekutimi filmohet me kamera
01/10/2010 04:00
Një video ku shfaqen ushtarët pakistanezë teksa ekzekutojnë një grup personash të paarmatosur po qarkullon në internet.
Video është marrë nga një aparat celular dhe në momentin kur ushtarët hapin zjarr pamja bllokohet dhe degjohen vetëm të shtënat. Pas pak sekondash video rinis, dhe të gjashtë personat, të cilëve iu ishin mbyllur sytë, gjenden të shtrirë në shesh. Si të mos mjaftonte kjo, një ushtar afrohet dhe u qëllon me pistoletë mbi trupat.
Video mendohet se është regjistruar në një zonë në jug të Vaziristanit, ku aktiviteti i talebanëve është i lartë, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet pakistaneze mbi vidoen në fjalë.
Top Channel